Bota

Tensionet në veri/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Qytetarët të shmangin kalimin në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet në territorin e Serbisë.

1 Qershor 2023, 18:35 Nga f.i
Tensionet në veri/ Ministria e Jashtme e Kosovës: Qytetarët
foto ilustruese

KOSOVË- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin kalimet në territorin e Serbisë.

“MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd”, -thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

MPJD ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë rrugë alternative të udhëtimit.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll