Bota

Tensionet në Kosovë/ Për herë të parë KUNDËR Albin Kurtit, Vjosa Osmani paralajmëron sërish zgjedhje në veri

Osmani, nga Kishinau i Moldavisë ka njoftuar se Kosova është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e serbëve lokalë, ndoshta edhe të pajtohet për rizgjedhje në katër komunat veriore.

1 Qershor 2023, 19:15 Nga f.i

Tensionet në Kosovë/ Për herë të parë KUNDËR

MOLDAVI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga Kishinau i Moldavisë ka njoftuar se Kosova është e gatshme t’i dëgjojë kërkesat e serbëve lokalë, ndoshta edhe të pajtohet për rizgjedhje në katër komunat veriore – Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, pas tensioneve të fundit atje.

Osmani zhvilloi një takim me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron në samitin e dytë të Komunitet Politik, ku është diskutuar ekskluzivisht për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës.

"Ka qenë kërkesë e qartë e Gjermanisë dhe Francës që kurdo që organizohen zgjedhjet e reja të ketë participim, që të mos iu ndalohet serbëve që të participojnë. Brenda ligjeve tona, brenda kushtetutës tonë, ekziston mundësia që të ketë zgjedhje të reja. Mirëpo është me rëndësi që serbët në veri të marrin pjesë. Participimi në demokraci është parakusht esencial në demokraci. Ata duhet të marrin pjesë dhe t’i zgjedhin kryetarët që ata dëshirojnë,”-ka shprehur Osmani në fund të intervistës.

Ndryshe nga kryeministri Albin Kurti, Osmani duket se ka ndryshuar qëndrim pas takimit me presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz. Presidentja e Kosovës duke marrë në konsideratë propozimin për zgjedhje të reja në veri, duket se po i del kundër Kurtit i cili përpos takimeve dhe sanksioneve nga SHBA, vazhdon mban qëndrimin e tij për kryetarët e rinj të komunave në veri, të cilët sipas Kurtit duhet të vazhdojnë punën në zyrat përkatëse.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll