Bota

VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit të serbëve ndaj dy shqiptarëve në veri të Mitrovicës

Sveçla ka publikuar në Twitter sulmin ndaj shqiptarëve dhe ka kërkuar që të dënohet ky akt dhune.

1 Qershor 2023, 17:49 Nga f.i
VIDEO/ Publikohen pamjet e sulmit të serbëve ndaj dy shqiptarëve
pamje nga sulmi

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar videon në të cilën shihen disa serbë në grup duke sulmuar dy shqiptarët.

Sveçla ka publikuar në Twitter sulmin ndaj shqiptarëve dhe ka kërkuar që të dënohet ky akt dhune.

"Qytetarët tanë u sulmuan brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe e drejtuar nga Beogradi. Ky akt dhune dhe huliganizmi duhet të dënohet ashpër. Ato nuk do të cenojnë rendin ligjor dhe kushtetues në Republikën tonë,"- shkruan Sveçla.

Policia e Kosovës njoftoi se personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit. Dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll