Bota

FOTO/ Serbët sjellin dhi në protestën para komunës së Leposaviçit, kuptimi mister

Serbët janë në barrikada para komunës së Leposaviçit në prani të Policisë së Kosovës nxorën një dhi.

1 Qershor 2023, 19:39 Nga I.A
FOTO/ Serbët sjellin dhi në protestën para komunës së
Dhi

KOSOVË- Dita e katërt e protestës serbe në veri të Kosovës u shënua nga flamuri serb dhe këngët nacionaliste, por një gjest tërhoqi vëmendjen më të madhe të publikut.

Serbët janë në barrikada para komunës së Leposaviçit në prani të Policisë së Kosovës nxorën një dhi. Videoja u përhap shumë shpejt në rrjetet sociale dhe u bë virale. Kuptimi i këtij gjesti nuk dihet.

Sot dita e 4-t e protestës në veri të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë./Dosja.al

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll