Bota

Vjosa Osmani takon Macronin dhe Scholz/ Detaje: Bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç

Osmani ka njoftuar se gjatë takimit me dy zyrtarët ka diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, si dhe për angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe paqe në rajon.

1 Qershor 2023, 18:28 Nga f.i
Vjosa Osmani takon Macronin dhe Scholz/ Detaje: Bashkëpunimi me
Macron, Osmani dhe Scholz

MOLDAVI- Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian në Moldavi.

Osmani ka njoftuar se gjatë takimit me dy zyrtarët ka diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, si dhe për angazhimin e përbashkët për stabilitet dhe paqe në rajon.

"Në këtë kohë përcaktuese për sigurinë në rajon e Evropë, bashkëpunimi me partnerët tanë është kyç. Së bashku me Presidentin Emmanuel Macron dhe Kancelarin Olaf Scholz, si dhe me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell, diskutuam zhvillimet e fundit në Kosovë dhe angazhimin e përbashkët për paqe, siguri dhe stabilitet”, ka shkruar Osmani.

samiti në moldavi

Sondazh

Poll