Aktualitet

E hodhi në tokë me "tek" grusht! Tani greku është në reanimacion, vetëdorëzohet në Polici boksieri shqiptar (FOTOT)

Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij shkoi vetë në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.

1 Qershor 2023, 16:22 Nga k.m.
E hodhi në tokë me "tek" grusht! Tani greku është
Migen Pepa

GREQI- Vetëdorëzohet në Policinë greke boksieri shqiptar Migen Pepa, i cili shtatë ditë më parë dërgoi në reanimacion 36-vjeçarin grek Thanos Adam. Sipas Zougla, Migen Pepa i shoqëruar nga avokati i tij shkoi vetë në komisariat për të dëshmuar për ngjarjen.

E hodhi në tokë me "tek" grusht! Tani greku është
Migen Pepa

Gjithçka ka ndodhur të premten mbrëma. Thanos kishte dalë dhe duke u kthyer për të marrë makinën e tij, kishte debatuar me dy persona. Pepa ka dalë nga mjeti dhe e ka qëlluar me një grusht që e ka kapur në kokë. Greku përfundoi në tokë, duke goditur edhe kokën. I riu është në gjendje të rëndë shëndetësore.

migen pepa thanos adam

Sondazh

Poll