Aktualitet

IMT shemb pallatin në Vlorë/ Pronarja e banesës: Jam me dokumente të rregullta, njerëz të politikës më morën pronën (VIDEO)

Tatiana Hoxhaj e cila jeton në një objekt dy katësh që pritet të shembet nga IMT Vlorë, ka treguar se banesa e saj është me dokumente të rregullta, dhe se është në emrin e saj prej vitit 2017

1 Qershor 2023, 13:27 Nga m.s
IMT shemb pallatin në Vlorë/ Pronarja e banesës: Jam me dokumente
Tatiana Hoxhaj

VLORË- Tatiana Hoxhaj e cila jeton në një objekt dy katësh që pritet të shembet nga IMT Vlorë, ka treguar për 'Syri tv' se banesa e saj është me dokumente të rregullta, dhe se është në emrin e saj prej vitit 2017. Ajo kundërshton shembjen e banesës së saj të cilën e ka blerë para 30 viteve, ndërsa rrëfen peripecitë gjatë viteve.

“Këtë apartament e kam blerë para 30 vitesh nga Natasi Hudhra, nga familja e tij, ata e kishin me hipotekë, me dokumenta të rregullta. Dhe unë e kam patur me dokumente të rregullta. Në 2017, kjo banesë ka kaluar në emrin tim. Unë jam pensioniste dhe këtë banesë e kam me vendim gjyqësor dhe hipotekë të rregullt.

Në 2010, Fatmir Hanxhari dhe Çobo SHPK kanë marrë dy leje ndërtimi nga kryebashkiaku Shpëtim Gjika, që kanë fshirë gjithë këtë hapsitë të lirë. Çobo në 2014 prishi ¼ e pallatit, u dha banorëve nga dy hyrje, prishjen dhe të gjitha veprimet i bëri pa asnjë leje dhe unë i kam dokumente origjinale që vërteton këtë gjë.

Unë nuk fitova në atë kohë, sepse më hoqën nga puna. E pezullova me raport mjekësor. Në ditët e sotme, në datën 23.09.2022 unë kam marë një mendim nga një punonjëse e urbanistikës Vlorë, që këtu do bëhet diçka. Që atë ditë kam vajtur në Bashki.

Jurgen Çollaku, drejtor i urbanistikës më tha që nuk e kemi të qartë, por interesohu tek Hanxhari që të marrësh hyrje dhe do ti themi edhe ne. Që në datën 15 dhe para shumë muajsh e kishin vulosur, në Këshillin Bashkiak projektin e lëvrimit të rrugës midis pallateve. Mua më thanë pasi kishin bërë të gjithë këto veprime. Kjo është vjedhje e hapur. Dhe në bazë të kësaj, projekti ka dalë VKM nga Këshilli i Ministrave që ka shumë shkelje ligjore”, tha ajo.

Policia e Vlorës nxori me forcë nga banesa e tyre disa banorë të një pallati dy katësh në zonën e Skelës, i cili do të shembet për t`u ndërtuar më pas një pallat shumë katësh. Në këtë pallat jetojnë 7 familje, shumica e të cilave janë shpronësuar, ndërsa vetëm familja e Tatiana Hoxhaj nuk është shpronësuar. E moshuara, së bashku me vajzën, këtë të enjte kanë hipur në tarracën e pallatit, duke refuzuar shembjen e tij, pasi nuk janë dëmshpërblyer. Ajo tregoi kalvarin e shpronësimeve, ku apartamenti në pronësi të saj nuk ka përfituar, ndonëse disponon dokumenta dhe certifikatë pronësie të tij.

vlore prishja e pallatit

Sondazh

Poll