Aktualitet

Do të vriste Mariglen Hidën në Elbasan, lihet në burg Brikin Rusta dhe shoku tij Emanuel Rrapushi

Togat e zeza i kanë lënë të dy në masën e sigurisë "arrest me burg". 

1 Qershor 2023, 16:05 Nga k.m.
Do të vriste Mariglen Hidën në Elbasan, lihet në burg Brikin
Foto ilustruese

ELBASAN- Brikin Rusta dhe Emanuel Rrapushi, dy të rinjtë, të cilët tentuan të vrasë Mariglen Hidën në Elbasan, kanë dalë sot para Gjykatës së Elbasanit për t'u përballur me drejtësinë. Togat e zeza i kanë lënë të dy në masën e sigurisë "arrest me burg". 

23-vjeçari Rusta kishte planifikuar që më datë 26 Maj të vriste një 24-vjeçar me të cilin ishte konfliktuar më parë, Mariglen Hidën, i cili më parë ka qenë i dënuar 2 herë me vrasje. Pas një sherri, ai ka marrë armën e tij, e ka shkuar për të qëlluar Hidën, por ka kuptuar që është pikasur dhe në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar me shpejtësi.

Policia vuri në pranga 41-vjeçarin dhe shpalli në kërkim Brikin Rustës, 23 vjeç dhe Klaudjo Sulmina, 22 vjeç (22-vjeçari i dyshuar bashkëpunëtor i Brikin Rustës për kryerjen e kësaj ngjarjeje kriminale). Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan. Atij ju gjetën në banesën, 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

mariglen hida brikin rusta emanuel rrapushi

Sondazh

Poll