Aktualitet

Konflikt në shkollën në Novoselë, Policia procedon mësuesin dhe 2 nxënës, gjendet një përforcues grushti

Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

1 Qershor 2023, 13:52 Nga A.B

 

Konflikt në shkollën në Novoselë, Policia procedon
Policia

VLORË- Policia ka nisur hetim në gjendje të lirë për mësuesin në shkollën në fshatin Novoselë, me inicialet A. O., 53 vjeç dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç, djali i shtetasit A. O dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç (djali i shtetasit A. O) dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

vlore

Sondazh

Poll