Aktualitet

Gjobë dhe tritol fasonerisë në Fresk, publikohet fotoja e 46-vjeçari që terrorizoi biznesmenin italian

Ai përdori të miturin kundrejt një shume monetare prej 100 mijë lekësh që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit në zonën e Freskut.

1 Qershor 2023, 16:14 Nga I.A
Gjobë dhe tritol fasonerisë në Fresk, publikohet fotoja e
Edmond Arapi

TIRANË- Personi që shihni në foto është Edmond Arapi, i cili është autori për tritolin e vendosur nga një 16-vjeçar te fasoneria në pronësi të Roberto Del Gaido. Në foton e publikuar nga Abcneës shihet Arapi. Ai përdori të miturin kundrejt një shume monetare prej 100 mijë lekësh që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit në zonën e Freskut.

Gjobë dhe tritol fasonerisë në Fresk, publikohet fotoja e
Edmond Arapi

Edmond Arapi vendosi që t'i shpërthejë me tritol fasonerinë shtetasit italian, pasi ky i fundit i kishte borxh 100 mijë euro. 46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri. 46-vjeçari fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë dhe më pas Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit 16-vjeçarit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit. Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë./Dosja.al

edmond arapi tritol ne fresk

Sondazh

Poll