Aktualitet

Aksident në Elbasan, makina përplas 80-vjeçarin, Policia shoqëron drejtuesin e mjetit

Policia ka shoqëruar në Polici drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

1 Qershor 2023, 13:12 Nga A.B
Aksident në Elbasan, makina përplas 80-vjeçarin, Policia
Ambulance

ELBASAN- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen "28 Nëntori", automjeti me drejtues shtetasin E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar në Polici drejtuesin e mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 12:00, në lagjen "28 Nëntori", automjeti me drejtues shtetasin E. Xh., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

aksident ne elbasan

Sondazh

Poll