Aktualitet

"Gold coins"/ Shisnin në rrjetet sociale monedha floriri të vjedhura, arrestohen babë e bir në Tiranë

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

1 Qershor 2023, 13:07 Nga A.B
"Gold coins"/ Shisnin në rrjetet sociale monedha floriri të
Coins

TIRANË- Arrestohen babë e bir në kryeqytet. Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar 'Gold coins', janë arrestuar Kadri dhe Klevis Forgali (babë e bir). Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Gold coins". Shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohen 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Gold coins", si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

gold coins kadri forgali

Sondazh

Poll