Politike

“Kemi mbi 400 trupa, pjesë të KFOR-it në Kosovë”, Presidentja e Hungarisë: Dialogu, rruga e duhur për zgjidhjen e situatës

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit Bajram Begaj, theksoi se dialogu është rruga e duhur për zgjidhjen e situatës në Kosovë

1 Qershor 2023, 12:26 Nga m.s
“Kemi mbi 400 trupa, pjesë të KFOR-it në
Katalin Novak dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit Bajram Begaj, theksoi se dialogu është rruga e duhur për zgjidhjen e situatës në Kosovë. Presidentja Novak vuri në dukje se situata e krijuar në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka qenë temë diskutimi në këtë takim, ku fokusin e ka vënë te rëndësia që ka dialogu mes dy palëve për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Nëse lejojmë, mund të ndodhë një përshkallëzim i situatës në Bosnje dhe në Kosovë, dhe bashkë me presidentin kemi diskutuar rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit të rajonit. Duke mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në çdo forum ne themi se duhet mbështetja e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kombi është në rrugën e duhur dhe ne do të ndihmojmë për të mbajtur paqen dhe sigurinë. Kemi mbi 400 trupa, pjesë të KFOR-it në Kosovë dhe falenderoj z. president për shprehjen e keqardhjes për plagosjen e ushtarëve në veri të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera presidentja hungareze.

Novak u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor, ka një rëndësi të veçantë në ruajtjen e sigurisë në Evropë. “Është i rëndësishëm për mua ky takim, pasi pak a shumë kemi të njëjtën kohë në këtë pozicion. Në këtë vit jam përpjekur që të jemi aktivë në Ballkanin Perëndimor, pasi është pengu i sigurisë së Evropës. Paqja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi për Evropën, ndaj ka rëndësi bashkimi i tyre me BE-në, dhe kam mbaruar rrugëtimin me të gjithë liderët dhe i sigurova se do i mbështesim ato në integrimin e BE-së”.

katalin novak bajram begaj

Sondazh

Poll