Politike

Basha 'përgatitet' për zgjedhjet e ardhshme: Majin e 2025-ës do kërkojmë besimin e qytetarëve

Basha do të bëjë sërish takime intensive me qytetarët ku do të shpalosë ofertat për një të ardhme më të mirë.

1 Qershor 2023, 11:15 Nga A.B
Basha 'përgatitet' për zgjedhjet e ardhshme: Majin e
Lulzim Basha

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme përballë të rinjve se në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2025, do të përpiqet që të fitojë besimin e qytetarëve. Ai tha se në atë vit, do të bëjë sërish takime intensive me qytetarët ku do të shpalosë ofertat për një të ardhme më të mirë.

"As të kesh respektin e kolegëve në profesion, mjafton që me një rrugë të shkurtër, pa asnjë kufizim për rrezikun që kjo paraqet për ty si person dhe për ata që ke rreth vetes, të sigurosh të ardhura në mënyrë të papritur. Po pse kështu do të zhvillohet Shqipëria? Kështu do të zhvillohet Vlora? Mirë sot, se ju thash këta janë sot për sot, po nesër? Nesër ku do të shkojnë fëmijët e tyre? Që mendojnë se me një rrugë Londre, me dy rrugë Italie, apo me tre rrugë Spanje sigurojnë jetën e tyre dhe fëmijët e tyre? Ku do shkojnë pastaj, si? Partia Demokratike, pavarësisht gjithçkaje që po ndodh dhe ka ndodhur, është shpresë për këtë vend. Dhe aleanca jonë me perëndimin është shpresë për këtë vend. Dhe lufta jonë kundër korrupsionit, është shpresë për këtë vend. Por edhe këto nuk mjaftojnë, na duhet të ndëtojmë apo rindërtojmë alternativën se si ta nxjerrim Shipërinë dhe Vlorën nga ky qorrsokak. Dhe alternativë do të thotë një ofertë realiste, e besueshme për çdo sektor të jetës dhe mesazherët e duhur, ekipi i duhur për ta bërë këtë ofertë realitet. Dhe kjo është një punë e madhe që na pret, ndërkohë që koha është e shkurtër, sepse majin e 2025-ës na pret përsëri takimi me popullin, ku duhet të shpalosim këtë ofertë, duhet të shpalosim këtë ekip për të kërkuar besimin e qytetarëve"

lulzim basha

Sondazh

Poll