Politike

Është bërë pishman që ka përjashtuar Berishën nga PD? Ja si përgjigjet Basha (VIDEO)

Ai tha se nuk është bërë aspak pishman, pasi një vendim të tillë e ka marrë nisur nga interesi i demokratëve. 

1 Qershor 2023, 12:04 Nga A.B
Është bërë pishman që ka përjashtuar Berishën
Lulzim Basha

VLORË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet ditën e sotme nga të rinjtë në Vlorë se nëse është bërë pishman që ka përjashtuar kryedemokratin Sali Berisha nga PD. Ai tha se nuk është bërë aspak pishman, pasi një vendim të tillë e ka marrë nisur nga interesi i demokratëve. 

'Përgjigjet e drejtëpërdrejta kanë sukses të jashtëzakonshëm. Por kjo nuk është një përgjigje të cilës mund t’i përgjigjem me po apo jo. Natyrisht përgjigjja e shkurtë është jo, nuk jam bërë pishman. Nuk jam bërë pishman sepse vendimin nuk e kam marrë i nisur as nga interesi im, as nga interesi i një gupi të ngushtë. E kam marrë nisur nga interesi i demokatëve, të cilët e kanë parë me 14 majin se ku na çon vendimmarja e gabuar, se ku na çon gjykimi pa mend në kokë. Po gjykimi vetëm me emocion të cilin e kuptoj. Shiko, mua nuk do të më dëgjoni kurrë të bëjë bardh e zi. Bardh e zi është varfëri mendore dhe varfëri shpirtërore. Nuk do të më dëgjoni kurrë të lëpij atë që kam pështyrë. As të shkel mbi atë që kam ecur, me bindjen se ka qenë rruga e drejt. Maksimumi mund të pendohem, siç jam penduar për jo pak gjëra dhe të kërkoj ndjesë siç kam kërkuar ndjesë, por duhet të kërkoj edhe më shumë, por jo të rivizatojë të kaluarën nisur nga interesat e të sotmes apo të nesërmes, këtë nuk kam për ta bërë kurrë. Me Sali Berishën kemi pasur një rrugëtim me pjesët e veta pozitive, të padiskutueshme që edhe sot nuk mund t’i mohojmë as unë dhe askush tjetër. Unë i pai jo, sikundër me dritëhijet e veta. Unë nuk jam që në këtë moment, meqë ai shpall armik këdo që si pëlqen dhe unë ta shpall armik. Nuk jam për këtë.'- tha Basha.

lulzim basha

Sondazh

Poll