Politike

“Marrëveshja Berisha-Rama në 2008 dëmtoi bashkëjetesën demokratike”, Basha: Duhen listat e hapura (VIDEO)

Teksa vuri në dukje se ka një platformë për ndryshimet kushtetuese, ai tha se marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesën demokratike

1 Qershor 2023, 10:52 Nga m.s
“Marrëveshja Berisha-Rama në 2008 dëmtoi
Lulzim Basha me te rinjte

VLORË-Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e takimeve me të rinjtë, ku këtë të enjte u ndal në Vlorë. Teksa vuri në dukje se ka një platformë për ndryshimet kushtetuese, ai tha se marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesën demokratike.

“Si mund të ndryshojmë një rreth vicioz që ka nisur që me ndryshimet famëkeqe të Kushtetutës në 2008-en, të cilat fatkeqësisht i bënë shumë dëm bashkëjetesës demokratike. Unë jam i bindur se ndryshimi i këtij rrethi vicioz. Ju e kuptoni që një gjysëm sjell një gjysëm tjetër.

Njerëz të vendosur në lista nga kryetarët e partive, vetëm këta të votohen dhe mund të shkojnë në Parlament sipas renditjes në listë, jo sipas votave që jepni ju. Nuk ka rëndësi nëse njëri merr, Blendi merr 9 mijë vota, Ismaili merr 5 mijë vota. Ismaili është i pari në listë dhe hyn Ismaili. Pse?! Sepse kështu ka gjykuar kryetari i partisë.

Këto janë listat e mbyllura që vazhdon e dikton të tjerë përfaqësues në Parlament nga ata që voton populli. Dhe pastaj kur shkojnë në Parlament, kur shkon në parlament Ismaili mban në fuqi të njejtin ligj. Sepse ai e di që në garë ka ardhur me 5  mijë vota. Po ta hapë listën, në Parlament do të vijë Blendi me 9 mijë vota.

Ky është rrethi vicioz. Ky është kurthi në të cilin jemi futur prej 2008-ës”, tha Basha ndër të tjera.

 

lulzim basha zgjedhjet vlore

Sondazh

Poll