Aktualitet

S'ishte hera e parë! Mori 'porosi' nga Arapi për tritolin te fasoneria, 16-vjeçari ka bërë të njëjtën gjë në Allias

Muaj më parë 16-vjeçari është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.

1 Qershor 2023, 11:04 Nga A.B
S'ishte hera e parë! Mori 'porosi' nga Arapi për
Policia

TIRANË- Detaje të reja rreth vendosjes së tritolit ndaj biznesit të pronarit italian, Roberto del Gaido në Tiranë. 16 vjeçari i cili ishte paguar me 100 mijë lekë nga Edmond Arapi për të vendosur lëndën plasëse, është banor i Kamzës por më së shumti qëndron në zonën e Freskut.

Muaj më parë 16-vjeçari është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.

Edmond Arapi vendosi që t'i shpërthejë me tritol fasonerinë shtetasit italian, pasi ky i fundit i kishte borxh 100 mijë euro. 46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri.

46-vjeçari fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë dhe më pas Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit 16-vjeçarit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit. Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë./Dosja.al

edmond arapi tritol ne fresk

Sondazh

Poll