Aktualitet

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesor të portaleve, 1 Qershor 2023

 "Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të portaleve në Shqipëri

1 Qershor 2023, 08:25 Nga m.s

Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesor të portaleve, 1

TIRANË- "Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të portaleve në Shqipëri. Portali "Dosja.al” e hap me një plagosje që ka ndodhur në Mat. Ndërsa "BalkanWeb" ka një tjetër ngjarje në Mat, ku kanë rinisur operacioni nga ekipi i palombarëve për gjetjen e trupit të 22-vjeçarit Valentin Nikolli. "Top Channel” ka si kryeartikull protestën e serbëve në veri të Kosovës. Dhjetëra protestues janë mbledhur para komunës së Zveçanit dhe Leposaviç, ku misioni i KFOR-it ka shtruar masat.

“Matura Shtetërore 2023 do të zhvillojë sot provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta”, është kryeartikulli i “Shqiptarja.com”.

"Panorama” është ndalur në një lajm ekonomik, ku rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në monedhën europiane arritën afër vlerës së 6.5 miliardë eurove, në rritje vjetore me 16.7%. E ndërsa “Lapsi” ka një shkrim mbi konfliktin në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën globale të sigurisë Globalsec në Bratislavë, ku ka folur për të ardhmen e Kosovës. “Unë nuk po sillem si një njeri i fuqishëm, por si një kryeministër që nuk ka fuqi të ngrihet mbi ligjin”. Kështu deklaroi Albin Kurti në forumin për Ballkanin perendimor, Globalsec të Bratislavës. "Syri.net” shkruan për Kosovën, e cila do të jetë temë diskutimi në samitin e Moldavisë. Udhëheqësit e 27 vendeve të BE mblidhen sot në Kishinjev.

titujt kryesore te portaleve shqiperi

Sondazh

Poll