Aktualitet

Tritol fasonerisë së italianit, 16-vjeçari arrestohet në Kamëz, dëshmia: Arapi më pagoi për të vendosur lëndën plasëse

Në pranga ka përfunduar 46-vjeçari Edmond Arapi, pasi i ka dhënë para një 16-vjeçari duke e shtyrë për të vendosur sasinë e lëndës plasëse në fasonerinë që ishte në pronësi të një shtetasi italian.

1 Qershor 2023, 10:01 Nga A.B
Tritol fasonerisë së italianit, 16-vjeçari arrestohet në
Policia

TIRANË-I mituri i cili vendosi lëndën plasëse në fasonerinë në Fresk, ka dhënë dëshminë para grupit hetimor. 16-vjeçari i cili u arrestua në Kamëz, ka rrëfyer përpara efektivëve të policisë gjyqësore se është paguar nga 46-vjeçari me 100 mijë lekë dhe i ka dhënë fjalën se emri i tij nuk do të dilte.

Në pranga ka përfunduar 46-vjeçari Edmond Arapi, pasi i ka dhënë para një 16-vjeçari duke e shtyrë për të vendosur sasinë e lëndës plasëse në fasonerinë që ishte në pronësi të një shtetasi italian.

Nga shpërthimi u raportuan vetëm dëme materiale. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit.

Ndërkohë tashme priret të rimerret në pyetje dhe pronari i fasonerisë, shtetasi italian për të zbardhur dhe arsyet e konfliktit që kanë pasur me 46-vjeçarin. Ky i fundit menjëherë pas ngjarjes ka shkuar drejt Himarës aty ku dhe u arrestua./Dosja.al

edmond arapi tritol ne fresk

Sondazh

Poll