Aktualitet

VIDEO-IMT do u shembë banesën, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracë, thirrjet: Allah na merr hakun (Policia i ndalon)

Tatiana Hoxhaj që jetonte bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk pranon vlerën që i është dhënë, rreth 37 milion lekë të vjetra.

1 Qershor 2023, 10:54 Nga A.B
VIDEO-IMT do u shembë banesën, nëna dhe vajza e saj në
Nena dhe vajza

VLORË- Panoramë e trishtë është ajo që ndodhi sot në Vlorë, aty ku do shembet një objekt 2-katësh nga IMT. Pronarët kanë bërë rezistencë, për të mos lejuar shembjen e pronës së tyre. Sipas bashkisë banesa dykatëshe do të prishet me pretendimin se aty do kalojë një rrugë.

Dy prej familjeve që jetojnë në këtë ndërtesë janë shprehur kundër prishjes pa marrë një firmë nga bashkia se do të dëmshpërblehen dhe do të kenë një banesë të re. Ndërkohë forcat e policisë kanë rrethuar banesën dhe pritet që më pas forcat e IMT ta prishin atë.

Për të kundërshtuar prishjen, nënë e bijë bënë rezidencë duke qëndruar për pak kohë sipër tarracës. Tatiana Hoxhaj që jetonte bashkë me vajzën e saj nuk ka pranuar të dali nga banesa pasi nuk pranon vlerën që i është dhënë, rreth 37 milion lekë të vjetra.

Mirë, janë tërhequr me forcë nga Policia, për t'i futur në furgon. Në videon e 'Dosja.a', ato dëgjohen duke bërë thirrjet: Allah na merr hak!

Në këtë godinë jetonin 7 familje, 6 prej të cilave u larguan duke pranuar vlerën e shpronësimit./Dosja.al

VIDEO-IMT do u shembë banesën, nëna dhe vajza e saj në

imt ne vlore tatiana hoxhaj

Sondazh

Poll