Aktualitet

Trioli në Fresk, zbulohet MOTIVI! Arapi kërcënonte shpesh italianin: Më kthe paratë e mia!

46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri.

1 Qershor 2023, 10:29 Nga A.B
Trioli në Fresk, zbulohet MOTIVI! Arapi kërcënonte shpesh
Vendi i ngjarjes

TIRANË- Edmond Arapi vendosi që t'i shpërthejë me tritol fasonerinë shtetasit italian, pasi ky i fundit i kishte borxh 100 mijë euro.

46-vjeçari e ka kërcënuar disa herë italianin që t’i jepte paratë. Italiani nuk pranoi të paguante gjobën, ndërsa Edmond Arapi më pas organizoi vendosjen e tritolit ne fasoneri.

46-vjeçari fillimisht kontaktoi një 16-vjeçar, i cili më pas ka vjedhur një biçikletë dhe më pas Arapi i ka siguruar edhe sasinë e tritolit 16-vjeçarit duke i premtuar 1 milion lekë të vjetra për t’i vendosur tritolin fasonerisë së italianit. Pas vendosjes së tritolit autori 16-vjeçar dhe porositësi janë larguar për t’u fshehur, ku i mituri u arrestua në Valias, ndërsa Edmond Arapi në Himarë.

I vetmi që ka folur përpara hetuesve në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në fasoneri është 16-vjeçari R.G., i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit./Dosja.al

edmond arapi

Sondazh

Poll