Aktualitet

Tritoli në fasonerinë e italianit/ Arrestohen dy persona! Arapi pagoi të miturin për vendosjen e lëndës plasëse

Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes.

1 Qershor 2023, 09:32 Nga A.B
Tritoli në fasonerinë e italianit/ Arrestohen dy persona! Arapi pagoi
Vendi ku u vendos lenda plasëse

TIRANË- Zbardhet ngjarja e tritolit në fasonerinë e italianit në Fresk. Ngjarja e cila e 25 majit në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë, jashtë ambienteve të një fasonerie në pronësi të italianit Roberto Bingaido, ishte e porositur nga Edmond Arapi.

Policia ka arrestuar 2 persona si autorë të ngjarjes. Në pranga ka rënë 46-vjeçari Edmond Arapi i cili sipas dyshohet se i ka ofruar 16 vjeçarit R.G shumën prej 100 mijë lekësh të reja për të vendosur lëndën plasëse. I vetmi që ka folur përpara hetuesve në lidhje me sasinë e lëndës plasëse të vendosur në fasoneri është 16-vjeçari R.G., i cili ka thënë se Edmond Arapi e ka paguar për vendosjen e tritolit.

Pas shpërthimit në fasonerinë e italianit, Edmond Arapi u fsheh në Himarë ku edhe u arrestua, ndërkohë edhe italiani i fasonerisë është larguar në Itali dhe akoma mbetet i paqartë motivi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 25.05.2023, në rrugën “Fadil Deliu”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në portën e jashtme të një fasonerie. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "Explosion".

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga një 46-vjeçar dhe një 16-vjeçar. 46-vjeçari dyshohet se ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar një shumë parash, për vendosjen e sasisë së eksplozivit, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Sekuestrohen një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshje që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit dhe një mekanizëm arme.  Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe atë të Himarës, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur me datë 25.05.2023, në një fasoneri në rrugën "Fadil Deliu", bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Explosion".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit E. A., 46 vjeç dhe i një shtetasi 16 vjeç.

Nga veprimet hetimore dhe provat e siguruara dyshohet se 46-vjeçari e ka shtytur 16-vjeçarin, duke i ofruar shumë 100 000 lekë të rinj, për të vendosur sasisë e lëndës plasëse në fasonerinë në pronësi të shtetasit R. G. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një biçikletë e përdorur nga 16-vjeçari, e dyshuar e vjedhur më parë, veshjet që ai ka përdorur gjatë vendosjes së eksplozivit, si dhe një mekanizëm shkrehës arme, e cila u gjet gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. A. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

edmond arapi tritol ne fresk roberto bingaido

Sondazh

Poll