Bota

'Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë'/ Osmani nga Moldavia: Vuçiç kërkon të destabilizojë Kosovën përmes bandave kriminale

Ajo gjithashtu akuzoi presidenti e Serbisë përmes bandave të tij kriminale kërkon të destabilizojë Kosovën.

1 Qershor 2023, 10:23 Nga a.l
'Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë'/ Osmani nga
Vjosa Osmani

MOLDAVI-  Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në margjinat e samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC), tha se Serbia ka shërbyer si satelit i Rusisë dhe me tendenca për të de stabilizuar Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit.

“Ne si rajon dhe në veçanti si Kosovë, jemi përballë sfidave. Serbia vazhdimisht ka shërbyer si satelit i Rusisë në rajonin tonë, duke tentuar vazhdimisht për ta destabilizuar Kosovën, por edhe shtetet e tjera të rajonit. Unë jam këtu për të kërkuar përkrahjen e partnerëve tanë që t’i luftojmë këto tendenca destabilizuese”, tha ajo. 

Ajo gjithashtu akuzoi presidenti e Serbisë përmes bandave të tij kriminale kërkon të destabilizojë Kosovën.

“Nuk duhet që asesi të lejojmë një gjë të tillë, prandaj koordinimi me aleatët, që kanë qëndruar me ne për gjatë kohëve më të vështira, por edhe suksese tona, është kyçe që të shtensinohet situata”, theksoi ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bëri me dije se sot do të ketë takim edhe me kancelarin gjerman Scholz, presidentin Macron, si dhe me liderët e tjerë evropian.

Sot dita e 4-t e protestës në very të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.  

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll