Bota

Takimi me kolonelin e KFOR/ Lista Serbe: Ushtria u zhvendos në disa pika në Zveçan për të ndaluar hyrjen e policisë

Forcat e KFOR-it janë të pranishme në rrugët e Zveçanit që nga pasditja e djeshme, por nga KFOR-i nuk kanë konfirmuar se arsye për këtë është parandalimi i Policisë së Kosovës.

1 Qershor 2023, 09:34 Nga a.l
Takimi me kolonelin e KFOR/ Lista Serbe: Ushtria u zhvendos në disa pika
Veriu i Kosovës

KOSOVË-  Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka reaguar pas bisedws me së djeshme me kolonelin e trupave amerikane të KFOR-it dhe pas kërkesave të kësaj partie, misioni i NATO-s i ka dislokuar forcat e veta në pesë pika në qendër të Zveçanit.

Kjo, sipas Rakiçit, është bërë me qëllim që “të parandalohet hyrja e njësisë speciale të Policisë së Kosovës” dhe “të mos ndodhë ndonjë incident”.

Forcat e KFOR-it janë të pranishme në rrugët e Zveçanit që nga pasditja e djeshme, por nga KFOR-i nuk kanë konfirmuar se arsye për këtë është parandalimi i Policisë së Kosovës. Rakiç tha se pret që KFOR-i “ta mbrojë popullin që proteston”. Në protestën e sotme në Zveçan janë edhe minatorët. Rakiç tha se ata nuk kanë mundur ta bëjnë punën e tyre që nga e premtja.

Minatori i minierës Crnac, Darko Milloviç, i cili foli për mediat në emër të kolegëve të tij, tha se prodhimi është pezulluar që nga e premtja “për shkak se forcat speciale kanë bllokuar flotacionin dhe nuk lejojnë kamionët të transportojnë minerale nga miniera në flotacion”./REL 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll