Bota

“S’doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta kaloj jetën në burg?”, 12-vjeçarja vret me thikë vëllain e saj 9-vjeçar (VIDEO)

Sulmi i përgjakshëm ka ndodhur në 5 janar, në shtëpinë e familjes së vajzës në qytetin Tulsa, Oklahoma

1 Qershor 2023, 10:02 Nga m.s
“S’doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta
Vajza se bashku me mamane dhe vellain

SHBA- Pamjet e publikuara nga Rrjeti Ligji dhe Krimi tregojnë arrestimin e një 12-vjeçareje amerikane, e cila ka pranuar në polici se ka goditur me thikë vëllain e saj 9-vjeçar. Djali, i cili besohet se ka qenë në gjumë në kohën e sulmit, u dërgua në spital me plagë të rënda dhe vdiq dy orë më vonë.

Sulmi i përgjakshëm ka ndodhur në fillim të vitit, më konkretisht në 5 janar, në shtëpinë e familjes së vajzës në qytetin Tulsa, Oklahoma. E mitura, emri i së cilës nuk është bërë i ditur nga autoritetet për shkak të moshës së saj, u tha oficerëve se sulmoi me thikë vëllain e saj 9-vjeçar, ndërsa ai ishte në shtrat pak pas mesnate. Më pas ka hedhur thikën nga dritarja. Madje vajza u ofrua t'u tregonte vendin ku ka rënë thika, ndërkohë që vëllai i saj ishte gjakosur brenda shtëpisë.

Ajo ka kërkuar falje vazhdimisht, duke thënë se nuk e di përse e vrau vëllain, ndërsa pyet nëse do të shkojë në burg. "Më fal Më fal! Nuk doja që gjërat të ndodhnin kështu! Do ta kaloj jetën në burg? ”, i thotë 12-vjeçarja policit që e pret jashtë shtëpisë, ku kanë mbërritur shumë makina policie dhe ambulanca.

“Nuk e di çfarë dreqin ka ndodhur”, thotë në një moment vajza, e cila qan. Nëna e saj, e quajtur April Linda sipas "New York Post", mund të dëgjohet duke iu përgjigjur me zemërim vajzës, e cila vazhdon të kërkojë falje. “Ai ka plagë me thikë në gjoks. Mund ta vrisni! Kërkojini Zotit ta lërë të jetojë djalin”, i thotë gruaja-vajzës së saj.

12-vjeçarja vazhdon të përsërisë se i vjen keq, dhe se nuk e di se çfarë ka ndodhur, raporton "Protothema".

Teksa mjekët e çuan në spital 9-vjeçarin, policia kontrolloi vajzën, e cila kishte plagë në duar nga thika që kishte përdorur. Në një moment, ndërsa ishte tashmë në paraburgim, 12-vjeçarja e pyeti oficerin nëse ishte e nevojshme të vinte pranga, duke e siguruar se “është një fëmijë i mirë”. 

“Shkatërrova jetën time, për të gjitha është faji im. Dua të zgjohem nga ky makth”, thotë vajza, e cila duket se e kupton se ajo që ndodhi atë natë, do të ketë pasoja serioze për të ardhmen e saj.

oklahoma vret vellain

Sondazh

Poll