Bota

Macron: Duhet të kishim dëgjuar Evropën Lindore për Rusinë

Macron tha në një forum sigurie se nuk duhet të ketë ndarje midis "Evropës së Vjetër" dhe "Evropës së Re", duke iu referuar divergjencave të qëndrueshme midis anëtarëve të Bashkimit Evropian lindor dhe perëndimor për çështje të tilla si Rusia.

1 Qershor 2023, 10:02 Nga a.l
Macron: Duhet të kishim dëgjuar Evropën Lindore për
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti Emmanuel Macron është shprehur se Franca duhet t'i kishte kushtuar më shumë vëmendje kombeve të Evropës Linore, të cilat paralajmëruan për një Rusi luftarake para se forcat e Moskës të nisnin agresionin në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

"Disa thanë se kishit humbur një mundësi për të mbyllur gojën. Mendoj se ne gjithashtu humbëm një mundësi për t'ju dëgjuar. Kjo kohë ka mbaruar," tha Macron duke duartrokitur gjatë një fjalimi në institutin GLOBSEC në kryeqytetin sllovak, Bratislavë. 

Macron tha në një forum sigurie se nuk duhet të ketë ndarje midis "Evropës së Vjetër" dhe "Evropës së Re", duke iu referuar divergjencave të qëndrueshme midis anëtarëve të Bashkimit Evropian lindor dhe perëndimor për çështje të tilla si Rusia.

emmanuel macron

Sondazh

Poll