Bota

Stoltenberg: NATO e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë

Ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet.

1 Qershor 2023, 09:40 Nga a.l
Stoltenberg: NATO e gatshme të dërgojë edhe më shumë
Jens Stoltenberg

KOSOVË- Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg deklaron se dërgimi i trupave shtesë në Kosovë nuk nënkupton se aleanca do të heqë dorë nga zgjidhja politike për përplasjet e vazhdueshme.

"Kjo nuk do të thotë se NATO heq dorë nga një zgjidhje politike”, tha ai. 

Ai shtoi se ata po dërgojnë trupa për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe se një batalion është në gatishmëri në rast se situata përkeqësohet, shkruajnë mediat e huaja. 

Sot dita e 4-t e protestës në veri  të Kosovës

Qytetarët serbë janë mbledhur sot sërish për të protestuar pranë komunave në veri të Kosovës. Protesta po zhvillohet përkatësisht para selive komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Kërkesat nga serbët janë të njejta, dorëheqja e kryekomunarëve të rinj shqiptar që u zgjodhën më 23 prill dhe forcave speciale të Policisë së Kosovës.Krahasuar me një ditë më parë, pjesëmarrja e protestuesve sot është më e ulët se dje. KFOR dhe policia kanë krijuar një perimetër sigurie para komunave për të shmangur çdo incident. Deri tani situata paraqitet e qetë.

tensione në veri të kosovës jens stoltenberg

Sondazh

Poll