Bota

“Për hir të Zotit, mos digjni”, zyrtarët japin alarmin për flakët e zjarrit në Nova Scotia

Kryeministri, Justin Trudeau, tha se imazhet e njerëzve që po largohen nga shtëpitë e tyre janë "prekëse" dhe premtoi ndihmë federale.

1 Qershor 2023, 09:31 Nga m.s
“Për hir të Zotit, mos digjni”, zyrtarët japin
Zjarret ne Kanada

KANADA- Zyrtarët në provincën e Nova Scotia thonë se zjarret e paprecedentë që kanë detyruar mijëra persona të largohen nga shtëpitë e tyre, do të vazhdojnë të rriten pavarësisht "ujit, fuqisë së njerëzve dhe fuqisë ajrore", të vendosura nga ekipet e zjarrfikësve.

Që nga e mërkura, më shumë se 20.000 hektarë të provincës Detare ishin djegur nga 13 zjarre, duke përfshirë tre zjarre që konsideroheshin jashtë kontrollit. Më shumë se 18.000 njerëz mbeten nën urdhër evakuimi jashtë Halifax, qyteti më i madh i rajonit. Më shumë se 200 struktura, shumica e të cilave janë banesa, janë shkatërruar nga zjarri. Nuk është regjistruar asnjë vdekje.

Temperaturat pritet të arrijnë më shumë se 30 gradë Celsius këtë javë, duke u dhënë pak kohë ekuipazheve të lodhur. "Sot mund të jetë një ditë shumë e vështirë", u tha gazetarëve David Steeves nga Departamenti i Burimeve Natyrore në Nova Scotia. “Sot mund të jetë një ditë shumë e rrezikshme për njerëzit në terren".

Kryeministri, Justin Trudeau, tha se imazhet e njerëzve që po largohen nga shtëpitë e tyre janë "prekëse" dhe premtoi ndihmë federale, raporton "The Guardian".

Të martën, kryeministri i Nova Scotia, Tim Houston, njoftoi një ndalim të çdo aktiviteti në pyjet e provincës, duke përfshirë ecjen, kampingun, peshkimin, gjuetinë, përdorimin e automjeteve jashtë autostradës dhe prerjet e drurit pasi gjashtë djegie të paligjshme u raportuan të hënën në mbrëmje.

“Për hir të Zotit, mos digjni. Ndaloni të hidhni bishtat e cigareve nga dritarja e makinës. Thjesht ndaloni. Burimet tona janë të pakta për të luftuar zjarret ekzistuese", tha Houston. "Kjo është absolutisht qesharake me atë që po ndodh në këtë krahinë ... Është befasuese".

kanada zjarre

Sondazh

Poll