Politike

Presidentja e Hungarisë mbërrin në Tiranë, pritet me vizitë zyrtare nga Begaj

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka mbërritur në Tiranë, teksa është pritur me vizitë zyrtare nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

1 Qershor 2023, 10:19 Nga m.s
Presidentja e Hungarisë mbërrin në Tiranë, pritet me
Katalin Novak dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka mbërritur në Tiranë, teksa është pritur me vizitë zyrtare nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Pas takimit që do të kenë 'kokë më kokë', dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, e cila pritet të nisë rreth orës 11:30.

katalin novak bajram begaj

Sondazh

Poll