Politike

Dështoi në 2022/ Qeveria i rikthehet edhe njëherë ndalimit të qeseve plastike, Rama: Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin!

Edi Rama theksoi se tashmë Task Forca vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vijojnë me moszbatimin e ligjit.

31 Maj 2023, 21:34 Nga k.m.
Dështoi në 2022/ Qeveria i rikthehet edhe njëherë ndalimit
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për personat që prodhojnë, importojnë apo tregtojnë qeset plastike njëpërdorimshe. Në postimin e tij në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se tashmë Task Forca vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vijojnë me moszbatimin e ligjit.

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara. Pas një fushate shembullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit,”- shkruan Rama.

POSTIMI I RAMËS:

Por kjo nuk është hera e parë që ndërmerret një nismë e tillë nga qeveria Rama. Në qershor të 2022 u ndalua përdorimi i qeseve plastike në Shqipëri dhe çdo njeri që shkelte ligjin do të dënohej me gjobë. Më 23 Dhjetor 2022, Qëndresa Qytetare publikoi një pyetësor që kishte bërë lidhur me përdorimin e qeseve plastike ku ishin përgjigjur 300 qytetarë të të gjitha moshave nga 15 vjeç, nga të gjitha qarqet e Shqipërisë. Nga ky pyetësor Qëndresa Qytetare ka dalë në përfundimin se 70 për qind e qytetarëve të anketuar vazhdojnë të përdorin ende qese plastike. Ndërsa sipas ligjit të kaluar në Kuvend, çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30 000 (tridhjetë mijë) deri në 100 000 (një qind mijë) lekë.

edi rama projektiligji i ri për qeset plastike qeset plastike

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2023, 16:44 k.m.

FOTOT- Rama takon Macron në Bratislavë

Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me lider&e...