Politike

Yuri Kim mesazh KLGJ: Shkëputuni nga mënyrat e vjetra, zyrtarët të veprojnë me integritet

Yuri Kim i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar.

31 Maj 2023, 18:54 Nga k.m.
Yuri Kim mesazh KLGJ: Shkëputuni nga mënyrat e vjetra, zyrtarët
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’i falënderuar për bashkëpunimin e tyre. Në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Yuri Kim pohoi sërish mbështetjen e fortë të SHBA për KLGJ-në, por edhe njëherë u bëri thirrje që të përmbushnin detyrën e tyre me integritet dhe pavarësi.

Po ashtu, Yuri Kim i kërkoi KLGJ-së të plotësojë sa më shpejt tre vendet e mbetura në Gjykatën e Lartë me gjyqtarët më të kualifikuar.

"Është koha për t’u shkëputur nga mënyrat e vjetra. Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë të zbatohet në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara dhe zyrtarët duhet të veprojnë me integritet pavarësisht kërcënimeve dhe nxitjeve,"-shkruan Yuri Kim.

POSTIMI I PLOTË:

Ajo gjithashtu theksoi pritshmëritë e SHBA që KLGJ-ja të zgjedhë gjyqtarë me integritet dhe kompetencë profesionale për Gjykatën Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe gjykatat e tjera.

yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2023, 16:44 k.m.

FOTOT- Rama takon Macron në Bratislavë

Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me lider&e...