Politike

Rama batuta në Bratislava me Kovaçevksin: Na thanë do hyni në BE kur ishim me flokë, ja ku jemi sot qerosë

Rama iu drejtua homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë së në fillim të procesit në Selanik, të dy ishin me flokë e ndërsa sot qerosë.

31 Maj 2023, 22:08 Nga I.A
Rama batuta në Bratislava me Kovaçevksin: Na thanë do hyni
Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski

BRATISLAVË- Kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë mbledhjes në panelin e diskutimit mbi rajonin në Bratislavë. Teksa mbante fjalën e tij mbi vonesat e anëtarësimit në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama iu drejtua homologut të tij nga Maqedonia e Veriut, duke i thënë së në fillim të procesit në Selanik, të dy ishin me flokë e ndërsa sot qerosë.

“Në Selanik Dimitari i kishte të gjithë flokët, aty u tha që do të ishim në Bashkimin Evropian përpara se mua të më binin flokët dhe ja ku jemi. Dy burra qerosë sepse ne besuam në këto gjëra. Çfarë kemi nevojë është të jemi realistë, të vërtetë, të drejtpërdrejtë dhe kur e them këtë mendoj sa të drejtpërdrejtë mund të jenë holandezët kur kanë zgjedhje e kur duan të presësh sa të përfundojnë zgjedhjet e tyre. Ja që kështu është, na duhet të përballemi me realitetin ndërkohë që komuniteti politik evropian është i jashtëzakonshëm”, ka thënë Rama.

edi rama dimitar kovaçevski

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2023, 16:44 k.m.

FOTOT- Rama takon Macron në Bratislavë

Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me lider&e...