Politike

Ligji për pronat, Manja tregon si bëhet kompensimi me tokë tjetër për ish-pronarët

Një ndër format e kompensimit të ish-pronarëve është edhe kombinimi fizik apo miks.

31 Maj 2023, 22:54 Nga I.A
Ligji për pronat, Manja tregon si bëhet kompensimi me tokë
Ulsi Manja

TIRANË- Qeveria synon që me ligjin e ri për pronat t’i jepet zgjidhje problemit të pronave në Shqipëri. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka shpjeguar veçoritë e këtij ligji. Një ndër format e kompensimit të ish-pronarëve është edhe kombinimi fizik apo miks. Që do të thotë 20% kompensim financiar dhe 80% me kompensim toke në hapësira të lira në gjithë territorin e Shqipërisë.

“Supozojmë që i takon të marri 5 hektarë. Synohet që ky 5 hektarë të jepet i pacopëtuar, e pandarë. Agjencia ka detyrimin t’i thotë 5 hektra ne e kemi në X qytet. I vihet në dizpozicion. Qytetari zgjedh në X bashki të Shqipërisë. Agjencia fillon procedurat për dhënien e sipërfaqes fizike. Shteti ka detyrimin t’i vendosë në dizpozicion këtë formë kompensimi”, tha ministri Manja.

ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2023, 16:44 k.m.

FOTOT- Rama takon Macron në Bratislavë

Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me lider&e...