Politike

Komisioni i Ekonomisë i jep “OK” taksës së strehimit, Shoqata e Ndërtuesve kundër

Në mbledhjen e Komisionit, Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se gjatë mandatit të tretë janë shpërndarë 2 miliard lekë, ndërkohë që shtoi se do të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13 900 familjeve

31 Maj 2023, 21:16 Nga I.A
Komisioni i Ekonomisë i jep “OK” taksës së strehimit,
Eduart Shalsi

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë ka dhënë miratimin sot për ndryshimet në ligjin për strehimin social. Gjatë mbledhjes së Komisionit, u dha 'Po'-ja, për ligjin që synon të lehtësojë kushtet për të blerë shtëpi për disa kategori familjesh. Në mbledhje Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj theksoi se gjatë mandatit të tretë janë shpërndarë 2 miliard lekë, ndërkohë që shtoi se do të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13 900 familjeve

“Gjatë mandatit të tretë, përfshi edhe vitin 2023, janë shpërndarë rreth 2 miliardë lekë dhe janë planifikuar të shpërndahen 2.4 miliardë lekë të tjera deri në vitin 2025, për strehimin e rreth 13 900 familjeve”, tha Ibrahimaj.

Por Shoqata e Ndërtuesve në një dalje për media, bëri thirrje që drafti të mos miratohet pa u konsultuar më parë me ta.

“Duhet të themi se edhe këto ndryshime, ashtu si më parë janë të pakonsultuara me ne si grup interesi. Në këto ndryshime, qeveria nuk ka marrë parasysh rishpërndarjen e barrës duke na i ngarkuar vetëm ne”, u shpreh kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Kjo vendimmarrje sipas Harizi në fund do të bjerë në kurrizin e qytetarëve.

“Presupozohet se ne po taksojmë ndërtuesit, por në fakt po taksojmë blerësit fundorë. Do të kemi diskutime në bord për të dalë me një vendimmarrje”, tha Harizi.

komisioni i ekonomisë erjon harizi delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Politike 31 Maj 2023, 16:44 k.m.

FOTOT- Rama takon Macron në Bratislavë

Edi Rama dhe Emmanuel Macron TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bratislavë, ku nuk kanë munguar takimet dypalëshe me lider&e...