1 Qershor 2023, 08:55
Nga m.s
Jens Stoltenberg
NORVEGJI- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të udhëtojë së shpejti në Turqi, për të diskutuar për anëtarësimin e Suedisë në NATO. Nga një takim në Oslo, ai është shprehur se të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, e kanë ftuar Suedinë që të anëtarësohet në NATO. Ai u shpreh se po punohet që kjo të ndodhë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“Të gjithë aleatët, përfshirë Turqinë, e kanë ftuar Suedinë të anëtarësohet në NATO, dhe kam besim se Suedia së shpejti mund të bëhet një anëtare e qëndrueshme e Aleancës, dhe ne po punojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur: në këtë drejtim unë do të udhëtoj në Turqi së shpejti për të parë Erdoganin, kur ende nuk është vendosur”, raporton "Tgcom24".
Jens Stoltenberg foli edhe në lidhje me luftën në Ukrainë, për të cilën theksoi se ka të drejtë të mbrohet nga Rusia. “Ukraina ka të drejtë të mbrohet”, tha ai për sulmet e fundit me dron që kanë goditur Ukrainën.
Lufta në Ukrainë është në ditën e 463-të të saj. Të paktën tre persona, përfshirë dy fëmijë, vdiqën në bombardimet ruse në Kiev gjatë natës, ndërsa alarmi i sulmit ajror ra në gjashtë rajone të tjera të vendit.
Italia do të rrisë prodhimin e sistemeve raketore të artilerisë detare, municioneve dhe jelekëve antiplumb që do t'i ndahen Ukrainës në funksion të një pakete ndihme të ardhshme.
Ndërkohë, SHBA-ja njofton një paketë të re armësh dhe municionesh për sistemet Patriotnë Kiev. Moska thotë se ka shkatërruar "luftanijen e fundit ukrainase" në portin e Odessa./Dosja.al
turqi suedi nato stoltenberg
Bota
1 Qershor 2023, 08:55
A.B
Alessandro Impagnatiello dhe Gulia
ITALI- Rasti i vrasjes së Caroline Crouch, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Babis në Greqi, po pë...
Bota
1 Qershor 2023, 08:53
a.l
Serbët në veri të Kosovës
KOSOVË- Disa protestues serbë kanë sulmuar policinë e Kosovës. Euronews Albania ka s...
Bota
1 Qershor 2023, 08:44
a.l
Serbët në Leposaviç dhe Zveçan
KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e thirrur sot në veri të Kosovës. Dhjet&...
Bota
1 Qershor 2023, 08:34
a.l
John Kirby
SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby i ka bërë sot thirrjse S...
Bota
1 Qershor 2023, 08:28
a.l
Protestat në veri
KOSOVË- Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoric&eu...
Bota
1 Qershor 2023, 08:01
a.l
Veriu i Kosoves
KOSOVË- Qytetarë në Zveçan kanë nisur të grumbullohen që nga orët e para të mëngj...
Bota
1 Qershor 2023, 08:07
A.B
Elon Musk
SHBA- Elon Musk ka rifituar pozicionin e tij si personi më i pasur në botë. Kjo, sipas një raporti të mil...
Bota
1 Qershor 2023, 07:54
a.l
Kosovë
KOSOVË- Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot n&e...
Bota
1 Qershor 2023, 07:48
a.l
Komandanti
KOSOVË- Komandanti i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia, ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku ka th...
Bota
1 Qershor 2023, 07:32
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Moldavi, ku do të marrë pjesë në samitin e dytë...