Bota

Protesta në veri/ Serbët grumbullohen para selisë komunale në Zveçan dhe Leposaviç, asnjë incident deri tani

Deri tani nuk raportohet për incidente dhe situata është e qetë. Sakaq Policia e Kosovës dhe ushtarët e KFOR janë duke monitoruar situatën. 

1 Qershor 2023, 08:44 Nga a.l
Protesta në veri/ Serbët grumbullohen para selisë komunale
Serbët në Leposaviç dhe Zveçan

KOSOVË- Ka vijuar pa incidente protesta e thirrur sot në veri të Kosovës. Dhjetëra qytetarë serbë janë grumbulluar përballë selive të komunave në Zveçan dhe Leposaviç. Deri tani nuk raportohet për incidente dhe situata është e qetë. Sakaq Policia e Kosovës dhe ushtarët e KFOR janë duke monitoruar situatën. 

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhe të 20 vendeve të tjera evropiane mblidhen sot në Kishinjev të Moldavisë, për të diskutuar një varg çështjesh, mes tyre edhe tensionet në veri të Kosovës.  Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, pritet të takojë atje presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Dje Borrell takoi në Bratisllavë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll