Bota

Pas kritikave për Kosovën, SHBA ngre tonet edhe me Serbinë: Ulni gatishmërinë për ushtrinë

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Kirby i kërkoi gjithashtu Serbisë që t'iu bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të mos sulmojnë drejt KFOR. 

1 Qershor 2023, 08:34 Nga a.l
Pas kritikave për Kosovën, SHBA ngre tonet edhe me Serbinë: Ulni
John Kirby

SHBA- Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në SHBA, John Kirby i ka bërë sot thirrjse Serbisë që të ulë nivelin e gatishmërisë luftarake të ushtrisë. Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë, Kirby i kërkoi gjithashtu Serbisë që t'iu bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe të mos sulmojnë drejt KFOR. 

“Presidenti Vuçiç dhe qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së forcave të armatosura të Serbisë dhe t’i urdhërojnë serbët e Kosovës të mos e sfidojnë KFOR-in dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejme”, theksoi Kirby.

Situata në veri ka shkaktuar reagime nga ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kritikuan Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, duke thënë se insistimi për të vendosur kryetarët në komunat me shumicë serbe, ka minuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Si ndëshkim SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, vendosi të anulojë pjesëmarrjen e Kosovës në një stërvitje ushtarake të NATO-s, pasi refuzoi t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit. 

john kirby tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll