Bota

Protestat në veri/ Prorusët e Podgoricës marshojnë në mbështetje të serbëve në Kosovë: Mali i Zi - Rusi

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh. 

1 Qershor 2023, 08:28 Nga a.l
Protestat në veri/ Prorusët e Podgoricës marshojnë në
Protestat në veri

KOSOVË- Qindra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës para një kishe në Podgoricë, në mbështetje të serbëve në Kosovë. 

Pjesëmarrësit brohorisnin "Kosova është zemra e Serbisë" dhe mesazhe të tjera. Ata kishin veshur bluza me mesazhet “Vëllai për vëllain, nuk ka dorëzim”, “Kosova është Serbi”, “Mali i Zi - Rusi”, si dhe me imazhin e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ftesa për tubim është shpërndarë në rrjetet sociale dhe thuhet se është organizuar nga një grup qytetarësh. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll