Bota

Vjosa Osmani në Moldavi, sot takohet me Macron dhe Scholz

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

1 Qershor 2023, 07:32 Nga a.l
Vjosa Osmani në Moldavi, sot takohet me Macron dhe Scholz
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Moldavi, ku do të marrë pjesë në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian në Kishinau, me ftesë të organizatorëve të këtij komuniteti. Osmani do të zhvillojë sot një takim me presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dje ka bërë të ditur se bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, do të bisedojnë më 1 qershor me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. 

Takimet do të zhvillohen ndaras, në margjina të samitit Komuniteti Politik Evropian, që do të mbahet në kryeqytetin moldav. Presidenca e Kosovës njofton se presidentja Osmani do t’i bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë. 

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll