Sport

VIDEO/ Nëna e portierit të ri kroat i ve zjarrin rrjeteve sociale! Edhe pse 46 vjeç, me rroba banjo ajo duket më mirë se kurrë…

Herë pas here, shumë pluhur ngrihet rreth portierit të ri Borno Buljan, të cilit shumëkush i parashikon një të ardhme të ndritur dhe një karrierë të suksesshme. Në këtë pluhur është edhe nëna e tij…

31 Maj 2023, 16:05 Nga DOSJA

VIDEO/ Nëna e portierit të ri kroat i ve zjarrin rrjeteve sociale!

KROACI - Ky djalosh 18-vjeçar është shpresa e madhe e Hajdukut nga Spliti dhe nëna e tij po krijon kaos të plotë në rrjetet sociale me video atraktive!

Renata Lovrinčević, ish-Miss Universe dhe instruktore e fitnesit, shijon ditët me diell dhe me një video të fundit ndezi imagjinatën e pjesës mashkullore të popullatës.

“Rrobat e para të banjës kanë filluar dhe po përballemi me situatën aktuale dhe duam të jemi sa më mirë. Dielli zbuloi çdo dështim timin në stërvitje dhe ushqyerje, ndaj tani po nis fazën më aktive për të pritur gati verën”,- ka shkruar Renata nën videon ku shihet duke ecur në tarracë me një kostum blu në miniaturë.

Shumë e vlerësojnë pamjen e saj tërheqëse fizike dhe përveç detyrimeve të shumta të biznesit, ajo tregon se vjen për të parë ndeshjet e djalit të saj në ekipin U19 të Hajdukut.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll