Sport

Ish-portieri Iker Casillas është parë duke darkuar me një modele në Madrid...

Iker Casillas është parë në një restorant të njohur të Madridit me një modele 36-vjeçare.

31 Maj 2023, 15:19 Nga DOSJA

Ish-portieri Iker Casillas është parë duke darkuar me një

SPANJE - Që prej largimit nga fusha e futbollit, Iker Casillas ka pushtuar disa herë mediat spanjole për jetën e tij personale. Sidomos pas ndarjes me Sarah Carbonero në vitin 2021, duke qenë se ai ka qenë i lidhur me shumë femra.

Tashmë listës i është shtuar edhe një emër, ai i Mikaela Sorbe. Ajo është një femër suedeze 36-vjeçare, që punon si aktore dhe modele.

Revista “Semana” dha informacione, pasi kamerat “kapin” çiftin teksa shijonin darkën në një restorant të njohur në Madrid.

Madje, sipas asaj që përmendet në publikim, prillin e kaluar ata të dy kanë vizituar Poloninë, vend me të cilin Mikaela është e lidhur drejtpërdrejt, pasi ajo është prej andej (p.s: në vitin 2005 mori pjesë në "Miss Polonia").

Deri më tani, ish-kapiteni i Real Madridit nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë, gjë që e mban gjithë romancën vetëm në nivelin e thashethemeve.

Ish-portieri Iker Casillas është parë duke darkuar me një

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll