Bota

Veriu i Kosovës/ Grenell reagon ndaj Lajçak: Situata ku ndodhemi është për shkak të 'zgjidhjeve tuaja politike'

Grenell në një postim në Twitter theksoi se përshkallëzimi i situatës në Kosovë është shkaktuar nga politika që është zhvilluar në lidhje me këtë çështje në tre vitet e fundit.

31 Maj 2023, 17:12 Nga f.i
Veriu i Kosovës/ Grenell reagon ndaj Lajçak: Situata ku ndodhemi
Richard Grenell

KOSOVË- Ish-i dërguari special i presidentit amerikan për dialogun Beograd-Prishtinë, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se situata në veri të Kosovës ka nevojë për zgjidhje urgjente politike.

Grenell në një postim në Twitter theksoi se përshkallëzimi i situatës në Kosovë është shkaktuar nga politika që është zhvilluar në lidhje me këtë çështje në tre vitet e fundit.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës forumi i sigurise ne bratislave richard grenell

Sondazh

Poll