Bota

Forumi në Bratislavë/ Lajçak: Kemi nevojë urgjente për një zgjidhje politike

Nga Bratislava, Lajcak ka thënë se dhuna është e papranueshme.

31 Maj 2023, 15:34 Nga f.i
Forumi në Bratislavë/ Lajçak: Kemi nevojë urgjente
Lajçak

KOSOVË- Miroslav Lajcak, ka thënë se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politike pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Nga Bratislava, Lajcak ka thënë se dhuna është e papranueshme.

“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në “Globsec”. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranueshme”,- ka shkruar Lajçak.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2023, 14:47 k.m.

Operohet Alec Baldwin!

Alec Baldwin SHBA- Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Kët&e...