Bota

Përfundon protesta në Zubin Potok, situata e tensionuar në Zveçan dhe Leposaviç

Protestuesit kanë qenë para objektit të komunës prej orëve të para të mëngjesit.

31 Maj 2023, 15:48 Nga f.i
Përfundon protesta në Zubin Potok, situata e tensionuar në
veriu i Kosovës

KOSOVË- Përfundon protesta në Zubin Potok. Protestuesit kanë qenë para objektit të komunës prej orëve të para të mëngjesit.

Ndërkohë, në Zveçan, për shkak të shiut të madh, protestuesit janë larguar nga rruga, por protesta nuk është shpallur e përfunduar.

Dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2023, 14:47 k.m.

Operohet Alec Baldwin!

Alec Baldwin SHBA- Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Kët&e...