Bota

Tensionet në veri të Kosovës/ Përfundon protesta në Zveçan

Në përfundim të protestës së sotme të qytetarëve serbë në Zveçan, Rakiç përmes telave me gjemba negocioi me KFOR-in, duke kërkuar mbrojtje për qytetarët.

31 Maj 2023, 16:51 Nga f.i
Tensionet në veri të Kosovës/ Përfundon protesta në
Zveçan

KOSOVË- Protesta e serbëve në komunën Zveçan ka përfunduar. Në përfundim të protestës së sotme të qytetarëve serbë në Zveçan, Rakiç përmes telave me gjemba negocioi me KFOR-in, duke kërkuar mbrojtje për qytetarët.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç ka kërkuar nga përfaqësuesit e KFOR-it që të vendosen në udhëkryqin poshtë ndërtesës së komunës për të mbrojtur qytetarët nga ndërhyrja e Policisë së Kosovës, e cila po arreston qytetarët në rrugë. Protesta e sotme ka përfunduar ndërsa kanë paralajmëruar se nesër do të vazhdojnë me protestat dhe kërkesat e tyre për largimin e Policisë Speciale të Kosovës nga objekti i komunës.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll