Bota

Kurti reagon pas takimit me emisarin Peach: Jam i gatshëm të takohem me Vuçiç nën ndërmjetësimin e BE-së

Ai foli për arsyen e dërgimit të policisë në këtë zonë, derisa tha se është i gatshëm për takim të nivelit të lartë.

31 Maj 2023, 15:55 Nga I.A
Kurti reagon pas takimit me emisarin Peach: Jam i gatshëm të takohem
Stuart Peach dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasë një takim me emisarin britanik, Stuart Peach, për të folur mbi situatën në veri të vendit. Ai foli për arsyen e dërgimit të policisë në këtë zonë, derisa tha se është i gatshëm për takim të nivelit të lartë. Po ashtu, Kurti tha se ka falënderuar ata për mbështetjen.

“Kisha një takim mbrëmë vonë me Lord Stuart Peach për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit në veri. Theksova se qëllimi i dërgimit të policisë ishte vetëm për të mbajtur sundimin e ligjit. Ritheksova gatishmërinë time për bisedime të nivelit të lartë nën lehtësimin e BE-së. Gjithashtu, falënderova qeverinë britanike për mbështetjen e tyre”, shkruan Kurti.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

stuart peach albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2023, 14:47 k.m.

Operohet Alec Baldwin!

Alec Baldwin SHBA- Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Kët&e...