Bota

Forumi në Bratislavë/ Macron flet për një takim Osmani-Vuçiç në Moldavi

Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë Vjosa Osmanin dhe Presidentin Aleksandar Vuçiç.

31 Maj 2023, 16:44 Nga f.i
Forumi në Bratislavë/ Macron flet për një takim
Emmanuel Macron, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidenti i Francës Emmanuel Macron, gjatë forumit të sigurisë në Bratislavë të Sllovakisë ka a paralajmëruar një takim mes Presidentëve të Kosovës e Serbisë në Moldavi, ditën e enjte.

Macron ka njoftuar se shpreson se do t’i takojë dy presidentët e Kosovës dhe Serbisë Vjosa Osmanin dhe Presidentin Aleksandar Vuçiç. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka udhëtuar për në Kishinau të Republikës së Moldavisë ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

“Kreu i shtetit francez tha se shpreson të shohë presidentët e Kosovës dhe Serbisë “së bashku” të enjten, në margjinat e bisedimeve në kryeqytetin moldav, Kishinau” ka njoftuar AFP.

Sot është dita e 3-të e protestave në veri të Kosovës

Një numër i madh qytetarësh serbë janë mbledhur prej mëngjesit të kësaj të mërkure për të protestuar në katër komunat në veri të Kosovës, kundër kryetarëve të rinj shqiptar. Të pranishëm në protestën e sotme janë edhe krerët e Listës Serbe Igor Simiç dhe Goran Rakiç. Krahasuar me një ditë më parë, numri i pjesëmarrësve serbë sot është më i lartë. Ndërsa KFOR dhe policia e Kosovës kanë shtuar masat, duke krijuar një perimetër sigurie rreth selive të komunave veriore përmes një gardhi me tela me gjemba. Ngjarja është në zhvillim./Dosja.al

forumi i sigurise ne bratislave

Sondazh

Poll

Bota 31 Maj 2023, 14:47 k.m.

Operohet Alec Baldwin!

Alec Baldwin SHBA- Aktori i nominuar për Oscar, Alec Baldwin iu nënshtrua një operacioni për zëvendësimin e ijeve. Kët&e...