Aktualitet

Grabitja e banesës në Lushnje! Autorët e maskuar u konfliktuan me pronarin, Gjermeni biznesmen i njohur në zonë

37-vjeçari Alfred Gjermeni i cili u grabit, rezulton se është posedues i dy bizneseve

31 Maj 2023, 12:22 Nga m.s
Grabitja e banesës në Lushnje! Autorët e maskuar u konfliktuan me
foto ilustruese

LUSHNJE- Zbardhen detaje të reja nga grabitja e banesës së biznesmenit Alfred Gjermeni në Lushnje, në fshatin 'Fier i Ri'. Mësohet se nën kërcënimin e armës, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme parash dhe bizhuteri.

37-vjeçari u konfliktua me 5 personat që të maskuar, iu futën në orët e vona të mbrëmjes e nën kërcënimin e armës morën vlera të shumta monetare. Gjermeni, rezulton të jetë pronar i dy bizneseve, inpute bujqësore dhe farmaci.

Për të hedhur dritë mbi ngjarjen, pritet verifikimi i kamerave të sigurisë të biznesit familjar. Në lidhje me grabitjen janë shoqëruar në rajonin e policisë disa persona. Policia ka nisur punën, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Dosja.al

 

grabitet banesa ne lushnje alfred gjermeni

Sondazh

Poll