Aktualitet

DETAJET/ Policia e Tiranës arreston tre persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas të moshës 18, 31 dhe 54 vjeç, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale

31 Maj 2023, 11:14 Nga m.s
DETAJET/ Policia e Tiranës arreston tre persona për vepra të
foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre shtetas të moshës 18, 31 dhe 54 vjeç, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. 18-vjeçari me inicialet R. L., gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Uniformat blu prangosën shtetasin me inicialet F. K., 31-vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Po kështu në pranga ka rënë edhe një 54-vjeçar me inicialet R.K., pasi në bashkëpunim me një tjetër janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. I., 25-vjeç. Ata i kanë marrë 25-vjeçarit me forcë varësen që mbante në qafë.

Njoftimi nga policia Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin R. L., 18 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.  

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin F. K., 31 vjeç, banues në Paskuqan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. K., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifkuar, janë konfliktuar fizikisht me shtetasin J. I., 25 vjeç, dhe më pas i kanë marrë me forcë atij, varësen që mbante në qafë.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurifiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane arrestime

Sondazh

Poll