Aktualitet

5 muaj pa marrë pagat, 20 punonjës bllokojnë dyert e inceneratorit të Fierit: S’do të lejojmë hyrjen e makinave me mbetje

Në incenerator duhet të depozitojnë mbetjet 6 Bashki të qarkut, ndërsa prej disa ditësh makinat janë bllokuar

31 Maj 2023, 11:57 Nga m.s
5 muaj pa marrë pagat, 20 punonjës bllokojnë dyert e
foto ilustruese

FIER- 20 punonjës kanë bllokuar dyert e inceneratorit të Fierit, pasi prej pesë muajsh janë pa rroga. Ata janë hedhur në protestë, ku kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura.

Punonjësit që po protestojnë kanë bllokuar totalisht punën, duke bllokuar portën hyrëse të inceneratorit, ndërkohë kanë bërë me dije se kanë njoftuar automjetet që të mos paraqiten për të depozituar mbetjet, pasi nuk do t’i lejojnë.

Ata kanë 5 muaj pa marrë pagat, dhe një periudhe me të gjatë kohe pa iu paguar sigurimet shoqërore.

Ne incenerator duhet të depozitojnë mbetjet 6 Bashki të qarkut, ndërsa prej disa ditësh makinat janë bllokuar.

 

inceneratori i fierit proteste punonjesit

Sondazh

Poll